Telegrafi

Ngatërron pedalin e frenit me atë të gazit, futet me veturë brenda kafiterisë – lëndohet punonjësja (Video, +16)

Një burrë në vend se të shtypte pedalin e frenit kishte prekur atë të gazit, ku si pasojë ka përfunduar me veturë brenda një kafiterie në Miami, duke i shkaktuar lëndime trupore punonjëses që ishte mbrapa banakut.

Në videon e publikuar më poshtë të filmuar nga kamerat e sigurisë, shihen klientët ulur si dhe disa duke pritur në këmbë para banakut për të paguar, kur befasisht një veturë shkatërroi dyert dhe dritaret dhe u fut brenda, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e goditjes së fuqishme një punonjëse ka pësuar lëndime trupore, por për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes. Në shikim të parë nuk dukej diçka serioze, por në pamjet e ngadalësuara ajo vërehet se nuk mund të lëviz.

Raportohet se edhe klientë tjerë ishin lënduar, ndërsa shoferi dhe punonjësja janë dërguar me urgjencë në spital për tretman. /Telegrafi/