Site icon Telegrafi

Ngatërroi pedalin e gazit me të frenit, dëmtoi murin mbrojtës të garazhit në katin e tretë – zjarrfikësit e Florida e shpëtojnë gruan

Një grua është shpëtuar që mbeti e varur me Porsche e saj në katin e tretë të një parkingu në Coral Gables të Floridas.

Incidenti ka ndodhur në katin e tretë të një garazhi, kanë njoftuar zyrtarët lokalë – duke theksuar se gruaja kishte ngatërruar pedalin e frenit me atë gazit ku si pasojë goditi rrethojën mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Ekipet e zjarrfikësve arritën në vendin e ngjarjes dhe tërhoqën veturën, që kishte mbetur e varur në rrethojën prej betoni.

Pamjet e filmuara nga ajri me helikopterin e NBC South Florida, shfaq veturën e bardhë duke qëndruar e varur pranë disa pemëve.

E zyrtarët lokalë njoftuan se brenda mjetit gjendej një grua e cila po të mos nxirrej me kohës me gjasë do të përfundonte në tokë – përplasje kjo që do të ishte fatale për të. /Telegrafi/

Exit mobile version