Disleksia është një çrregullim mësimor që ndikon te aftësia e individit për të lexuar dhe shkruar me saktësi dhe shpejtësi, dhe po ashtu kanë vështirësi në renditjen e shkronjave ose fjalëve.
Lidhur me këtë në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur logopedja Luljeta Kabashi.
“Është çrregullim në shkrim, lexim, matematikë…dhe këtu ka të bëjë me ndërrimin e shkronjave sepse funksionimi i trurit është ndryshe.
Një fëmijë me disleksi shpeshherë i vendos këpucët në anën e kundërt… ose kur fillon me shkru D e bën B, e B e bën D sepse është ai shikimi si në pasqyrë”, u shpreh logopedja.
Tutje, Kabashi tha se çështjet tjera që vërehen janë mungesa e orientimit, njohjes së koncepteve. “Ky çrregullim e ndikon shkollimin, por me trajtim ato simptoma zbuten”, tha ajo.
Podcastin e plotë ku logopedja Kabashi flet për çrregullimet në të folur, ndikimin e teknologjisë në vonesat e fëmijëve në të folur, belbëzimin, disleksinë e çështje tjera mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/