Jack Palmer nga Nottingham i Anglisë, nuk mund t’i besonte syve kur po i afrohej një motoçikletë, sipër të cilës ndodhej një karrige druri.
Me t’ju afruar, 40-vjeçari kuptoi se ishte një motoçiklistë që ngiste rrezikshëm, duke shikuar ndërmjet hapësirave të ulëses së thurur, transmeton Telegrafi.
“Si mund të rrezikojë dikush jetën e vet ose të tjetrit, duke dalë kështu në trafik”, ka shkruar Palmer lidhur me rastin.
Forcat e rendit po kërkojnë identifikimin dhe ndalimin e tij, megjithëse është pak e vështirë sepse ai mbante helmetë. /Telegrafi/