Site icon Telegrafi

Ngasja e Mars Rover të NASA-s nga vozitësit profesionist të garave (Video)

Vizita në Kennedy Space Center dhe ngasja e Mars Rover, i befasoi edhe vozitësit profesionist

Pilotët e Aston Martin Racing, nuk janë të panjohura me makina të fuqishme dhe ngasje në situata të vështira, transmeton Telegrafi.

Ata kanë fituar katër herë në Le Mans, si dhe ishin pjesëmarrës në shumë gara, ku pësuan situata të pa pritshme. Mirëpo, tre prej tyre, patën eksperiencën e tyre më të rrallë, ku vizituan qendrën e NASA-s.

Njësiti patën mundësi, që të përjetojnë ndjesinë e ngasjes së Mars Rover, që në një të ardhme të afërt pritet të dërgohet për të eksploruar hënën.

Makina nuk arrin më se dhjetë kilometra në orë, që është shumë më pak se makinat super të shpejta që ata i pilotojnë.

Megjithatë, gjithçka tjetër është ndryshe, prej mbajtjes së timonit dhe sistemit të qarkullimit, që dallon prej vozitjes së makinave tjera.

Në anën tjetër, Mars Rover pritet të jetë makina e parë, që do të transportojë njerëz në planetët e afërta me Tokës. /Telegrafi/

Exit mobile version