Në Helsinki të Finlandës, një polic ka mbetur me lëndime të pashërueshme, pasi ngasësi i një makinë të shpejtë e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar nga motoçikleta.
Zyrtari policor i ishte vënë pas, meqë ai voziste shkujdesur me shpejtësi që arrinte deri 130 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Siç mund të shihni në videon e postuar më poshtë, nga të dy këndet shfaqet sulmi që ai i ka bërë policit derisa e ka nxjerrë nga rruga.
Për pasojë, policit i është paralizuar dora dhe më kurrë nuk mund të kryejë profesionin e preferuar.
Derisa sulmuesi akuzohet për tentim vrasje të personit zyrtar, avokati tij ka thënë se ishte një aksident i pastër, pa dashje të vrasjes apo lëndimit trupor. /Telegrafi/
https://youtu.be/HqpvCXbRVYc