Site icon Telegrafi

Ngasësi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë në Gjilan

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 dhe i njëjti ka vozitur me 119 km/h.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative si dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes.

“Njësitet policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, kanë hasur një kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 119 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version