Luftëtari i famshëm i MMA, Francis Ngannou, u shoqërua sërish me Cristiano Ronaldon përpara spektaklit të arteve marciale dhe luftën e tij me Tyson Fury në Arabinë Saudite.
Ish-kampioni i UFC-së, tashmë anëtar i PFL-së, prej disa kohësh po qëndron në Arabinë Saudite, ku po përgatitet për një përballje kundër Tyson Fury. Ai ndërpreu për pak kohë periudhën përgatitore për të ndjekur ndeshjen e Al Nassr.
Ky klub futbolli saudit e ftoi Ngannoun në lojë për shkak të Ronaldos dhe më pas dy sportistët e famshëm u shoqëruan dhe publikuan disa foto së bashku.
“Gëzohem që të shoh vëlla, Cristiano. Faleminderit që më ftove në ndeshjen e Al Nassr”, ka thënë fillimisht Ngannou në mbishkrimin e fotove me CR7.
Ngannou dhe Ronaldo njihen prej kohësh dhe kamerunasi tregoi se futbollisti ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në organizimin e përleshjes me Fury.
“Po, aty filloi biseda për sherr. Ne patëm një bisedë dhe ai më tha se Arabia Saudite është e ardhmja”, përfundoi boksieri.
Futbollisti portugez ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm gjatë përleshjes mes Ngannou dhe Fury, e cila është planifikuar për të shtunën mbrëma.
Që nga largimi nga UFC, Ngannou ka nënshkruar me Professional Fighters League (PFL), një organizatë rivale që e lejon atë të boksojë përpara se të bëjë debutimin e tij në vitin 2024. Duhet mbajtur parasysh se rripi ËBC i Furyt nuk është në lojë, por promovuesit e tij pretendojnë se nuk është një ndeshje ekspozite, por një luftë e vërtetë. /Telegrafi/