Telegrafi

Ngacmon vazhdimisht një femër, arrestohet një person në Drenas

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:33, në Drenas.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/