Një femër ka informuar se një perdon që një kohë të gjatë është duke e ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:15 në Kaçanik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, që një kohë është duke ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/