Site icon Telegrafi

Ngacmon fëmijët në rrjete sociale, arrestohet shqiptari

Është vënë nën pranga një shtetas shqiptar D. Dh. (26) nga Fieri dhe procedohen në gjendje të lirë dy persona të tjerë pasi me anë të komunikimeve në Facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë.

Në rrjetin social Facebook, janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencinë ligj zbatuese “Homeland Security” në SHBA, kryen një hetim njëvjeçar, pasi u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social Facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një laptop “Lenovo”, 10 aparate celular, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë e Tiranës, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg./tch

Exit mobile version