Telegrafi

Ngacmoi seksualist të miturën, lihet në burg 59-vjeçari në Korçë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 59-vjeçarin Anesti Sala, nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 59-vjeçarin, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Mbrojtësi i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Salën, i cili gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën.

59-vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 14-vjeçares, për shkak te ngacmimit të të miturës, ka qenë në gjendje te dehur.

59-vjeçari u arrestua të premten pas denoncimit në polici nga familjarët e të miturës. /Telegrafi/