Një 26-vjeçar është shoqëruar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
26-vjeçari banues në Fushë-Krujë është ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë. Gjatë shoqërimit 26-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e policisë, duke i goditur për shkak të detyrës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
“Është arrestuar shtetasi D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë”, njoftoi policia. /Telegrafi/