Telegrafi

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari nga Gjilani

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi kishte ngacmuar seksualisht një femër të mitur, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/