Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.
42-vjeçar, banues në Këlcyrë, u ndalua nga uniformat blu pas kallëzimit të bërë në komisariat nga dy turistet franceze, raporton euronews.al
Pas ndalimit të tij, ai është shoqëruar në ambientet e policisë së Përmetit, ku do të merret në pyetje si i akuzuar për sjellje që kanë në natyrë ngacmimet seksuale ndaj të miturve.
“Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, dy shtetase të mitura franceze”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.