Site icon Telegrafi

Ngacmoi seksualisht dhe pastaj e goditi viktimën, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një tjetër rast i ngacmimit seksual ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë rasti ishte lajmëruar në polici më 19 gusht të këtij viti, ndërkaq tek dje është arrestuar personi i dyshuar.

“Më 05.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar dhe më pastaj e ka goditur viktimën femër kosovare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version