Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte ngacmuar për rreth një muaj një femër.
Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Istog 09.12.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që për rreth një muaj e ka penguar në rrugë dhe e ka ngacmuar viktimën femër kosovare . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. /Telegrafi/