Një video incizim ka qarkulluar të hënën nëpër rrjete sociale, ku dëgjohet një person i cili i drejtohet një vajze të mitur me gjuhë abuzuese në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.
Në lidhje me këtë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Ulaj.
Ndryshe, në video incizimin e bërë po nga ky person i publikuar në rrjete sociale, dëgjohet duke e rënduar me gjuhë abuzuese të miturën. /Telegrafi/