Telegrafi

Ngacmohet sërish për marrëdhënien me Adrola Dushin, Capital T: Jemi shokë të mirë

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, prej më shumë se një vit ka qenë temë diskutimi në faqet rozë, i aluduar për një romancë dashurie.

Ai akoma flitet për një lidhje me modelen e njohur nga Shqipëria, Adrola Dushi, megjithëse një gjë e tillë u mohua nga kjo e fundit.

I ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”, Trim Ademi (emri i vërtetë) tregon sërish për raportin që dyshja kanë.

Foto: Screenshot/YouTube

Krijuesi i hitit “U bë vonë” tha se janë miq të mirë, por që nuk kanë pasur asnjëherë asgjë më shumë.

Lexo po ashtu Adrola Dushi përgjigjet për herë të parë në pyetjen se a është në lidhje me reperin Capital T

“Nuk e di se përse është bërë gjithë ky tension, por me Adrolën jemi shokë shumë të mirë”, tha fillimisht reperi.

“Dhe në emisione ma përmendin vetëm Adrolën, Adrolën. Jemi shokë. Jam me fat, nuk bëhet llaf”, theksoi më tej ai.

Gjithçka nisi në këngën “C’est La Vie” të këngëtarit, ku Adrola ishte protagoniste në videoklip. /Telegrafi/