Një vajzë në Prizren dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një person derisa ishte duke shkuar në banesën e saj.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 28 shkurt të këtij viti.
“Prizren 28.02.2023 – 19:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në banesën e saj, është përcjellë nga një i dyshuar mashkull, dhe sapo ka arritur tek hyrja i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin policor.
Tutje, thuhet se lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore. /Telegrafi/