Një femër ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:40, në Obiliq.
Tutje në raport bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”. /Telegrafi/