Një femër ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht në hyrje të banesës së saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se në hyrje të banesës së saj, është ngacmuar seksualisht nga një person i pa njohur. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin”, njofton policia. /Telegrafi/