Telegrafi

Ngacmohet seksualisht një femër në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një femër ka pranuar tretman mjekësor pasi është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur, i cili me forcë ia kishte marr edhe telefonin mobil.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas saj është ngacmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur, i cili me forcë i kishte marrë edhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/