Telegrafi

Ngacmohet seksualisht e kërcënohet nga fqinjët një grua në veri të Mitrovicës, Policia heton rastin

Foto: Ilustrim

Një grua në veri të Mitrovicës ka raportuar se ngacmohet e kërcënohet nga fqinjët e saj, ndërsa ka shprehur shqetësimin edhe për vajzën e saj të mitur. 

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19.10.2022 rreth orës 18:00 në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se ankuesja shqetësohet për veten dhe vajzën e saj të mitur.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga fqinjët e saj ngacmohet e kërcënohet në mënyra të ndryshme, ajo shqetësohet për veten dhe vajzën e saj të mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/