Telegrafi

Ngacmim seksual në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një femër ka deklaruar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 03 shkurt në orën 16:00, në Fushë Kosovë.

“Viktima femër deklaron se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/