Çifti i njohur Orinda Huta dhe Turjan Hyska do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në datën 27 korrik.
Orinda mbrëmë është befasuar me një festë beqarie surprizë, organizuar nga rrethi i ngushtë, përcjell Telegrafi.
Në momentin që ajo po mendonte se po nisej për një darkë të zakonshme, kur mbërriti Orinda u prit me një festë të madhe, me plot dekore, të rregulluar bukur nga “Geraldina Sposa”.
E veçanta e festës ishte zogu i famshëm “Tweety”, pasi në çdo pjatë dhe bluzë gjendje një imazh i këtij zogu, kjo pasi ky zog nënkupton dashurinë e çiftit.
Turjani e thërret gjithnjë Orindën me emrin e zogut pushverdhë.
Gjatë festës, mikeshat dhe Orinda u shoqëruan nën tingujt e këngës “Marry me” të Bruno Mars, por nuk munguan edhe këngët “Naploni”, sa për të hedhur valle, si një nuse e re tiranase.
Kjo festë beqare ishte nga më të bukurat dhe të lezetshmet që mund të shihen, larg festave ‘pikante’ të vajzave të ndryshme, të cilat zgjedhin që natën e beqarisë ta kalojnë nën ritmet e ndonjë striptisti mashkull. /Telegrafi/