Telegrafi

Nga Zlatan Ibrahimovic te Obafemi Martins e Shkëlzen Gashi – golat më të mirë të vitit në MLS në 10 vitet e fundit

Elita e futbollit amerikan MLS do të rifillojë sezonin e ri nesër, një sezon që pritet të jetë shumë interesant.

Për tifozët shqiptarë të futbollit vëmendja do të jetë tek klubi Chicago Fire, ku ylli ynë Xherdan Shaqiri iu bashkua javë më parë.

Edhe më parë ka pasur futbollistë shqiptarë në MLS që kanë lënë edhe gjurmë, si rasti i ish-reprezentuesit kuqezi, Shkëlzen Gashi.

Kur jemi një dit para fillimit të kampionatit amerikan BRFootball ka publikuar videon me 10 golat më të mirë të sezonit në 10 vitet e fundit në MLS.

Gola të jashtëzakonshëm janë shënuar si nga Zlatan Ibrahimovic, Obafemi Martins e Shkëlzen Gashi.

Ish-reprezentuesi shqiptar kishte realizuar një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, ku në vitin 2018 ishte zgjedhur si më i miri i sezonit. /Telegrafi/