Telegrafi

Nga Zelanda e Re, Vesa Luma po përmallohet për vendlindjen e saj Prishtinën

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka tash e sa kohë që është shpërngulur në Zelandën e Re.

Ajo po jeton atje bashkë me burrin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre të vogël, Lianin.

Pavarësisht jetesë më të mirë dhe qetësisë që të ofron ai vend, vesa Luma duket se ndjen akoma mall për vendlindjen e saj, Prishtinën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, një kolazh fotografish të printuara ku shihet bashkë me djalin e saj, të cilat i ka realizuar kryesisht në Kosovë.

“Homesick” ka shkruar Vesa në mbishkrimin e kësaj fotografie – term ky i cili i referohet mungesës që ndjen për shtëpinë, vendin dhe familjen, kur jeton në një vend tjetër.

Vesa përndryshe ka kohë që është larguar nga Kosova dhe është stabilizuar me një jetë të re përtej oqeanit. /Telegrafi/