Flaka Krelani ditë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Playa”.
Kjo këngë e artistes shqiptare erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa bashkëpunoi me një nga anëtarët e grupit të Tupac, Young Noble.
Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, zeshkania nuk ngurron që të sjellë postime të ndryshme nga prapaskenat e klipit.
Dhe këtë herë, ajo postoi një imazh në të brendshme dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë të pasmet e saj.
Fotoja grumbulloi pëlqime dhe komente të ndryshme si nga miqtë e po ashtu edhe nga ndjekësit që numëron në faqen zyrtare në Instagram.
Përveç imazhit, Flaka edhe në videoklip vjen me një paraqitje mjaft unike e me skena tejet provokuese.
Ky është projekti i parë i Krelanit për vitin 2020 dhe sivjet ajo ka premtuar se do jetë shumë aktive me prurje të reja. /Telegrafi/