Site icon Telegrafi

Nga VMRO, BDI dhe PDSH deri më tani heshtje pas shpërbërjes së Parlamentit

Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga tre partitë që nënshkruan marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski, i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Thjesht një gjë, pas shpërbërjes së legjislaturës me qëndrim doli vetëm lideri i LSDM-së-Zoran Zaev, dhe njoftoi se partia e tij do t’i bojkotojë këto, siç i quajti, zgjedhje të falsifikuara.

Kuvendi u shpërbë para mesnatës, pa praninë e deputetëve të opozitës maqedonase. /Telegrafi/

Exit mobile version