Site icon Telegrafi

Nga vizitat e mërgimtarëve në Kuvend të Kosovës e deri te kufizimi i hapësirës për media – Fotografitë që shënuan javën

Kjo javë e nxehtë e verës ishte e mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme, sidomos në institucionin legjislativ të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës këtë javë ka hapur dyert për të gjithë mërgimtarët që kanë pasur dëshirë ta shohin nga afër këtë institucion.

Por, po gjatë javës pavarësisht që Kuvendi u hap për mërgimtarë, administrata e Kuvendit vendosi një shirit ku ua kufizonte hapësirën medieve për të kryer punën e tyre.

Mërgimtarët gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Një mërgimtar i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit /Foto: Ridvan Slivova/

Mërgimtarët gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Mërgimtarët gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

E Kuvendi i Kosovës para mbylljes së sesionit pranveror vendosi një shirit kufizues tek hapësira për mediet duke ia pamundësuar gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve të kryejnë punën e tyre. Kjo bëri që mediet ta bojkotojnë seancën e së enjtes.

Ballkoni i Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/
Kufizimi i hapësirës për media në ballkonin e Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Mirëpo, të premten deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi i hoqën shiritat kufizuese për mediet.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke hequr shiritin kufizues të hapësirës në ballkonin e Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke hequr shiritin kufizues të hapësirës në ballkonin e Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

 

Exit mobile version