Site icon Telegrafi

Nga veturat e blinduara e deri autoambulanca, eskorda prej 17 veturave e Joe Biden parakalon nëpër Cornwall – masa të rrepta të sigurisë

Eskorda prej 17 veturash të presidentit amerikan Joe Biden është filmuar duke kaluar nëpër qytezën Cornwall në mes të natës, ku në mesin e tyre kishte mjete të ndryshme nga autoambulanca e veturat e blinduara të Shërbimit Sekret amerikan.

Videoja është shpërndarë në mediat sociale, ku shihet eskorda duke lëvizur nëpër jug të Anglisë, me qëllim që Biden të takohet me nikoqirin – kryeministrin britanik Boris Johnson, transmeton Telegrafi.

Cornwall është një qytezë ku do të mbahet Samiti i G7-ës, ku liderët si ai britanik, amerikan, gjerman, francez, italian, japonez dhe japonez do të diskutojnë për pandeminë, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e mundshme që mund t’ju vijnë nga Kina dhe Rusia.

Biden dhe Zonja e Parë, Jill kanë udhëtuar drejt hotelit Tregenna, ku do të qëndrojnë derisa presidenti amerikan të merr pjesë në Samit.

Ajo çfarë bie në sy është mungesa e “Bishës” limuzinës presidenciale që kap vlerën e 1.2 milionë funteve, dhe ka shtatë ulëse dhe është i dizajnuar për të mbrojtur presidentin dhe familjen e tij.

Arsyeja pse nuk është përdorur “Bisha” është se nuk i përshtatet rrugëve të Cornwallit, pasi që vizita e Barack Obamës gjatë vitit 2009 e kishte dëshmuar një gjë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version