Site icon Telegrafi

Nga vetura që pësoi aksident, dalin nëntë persona (Video)

Prej veturës që u përplas në Leicester të Anglisë, kanë dalë nëntë persona që kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në momentin që Honda Civic u përplas për një Audi, pasagjerët filluan të dilnin me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, njëri prej tyre është kthyer sepse kishte harruar shokun të mbyllur në pjesën e pasme.

Forcat e rendit po bëjnë hetime për rastin, ku të përfshirët që besohet se janë refugjatë, ikën për të mos u arrestuar. /Telegrafi/

https://youtu.be/cgLwzLDYi0s

Exit mobile version