Site icon Telegrafi

Nga Vetëvendosje thonë se qeveria i lehtësoi masat për qëllime elektorale

Qeveria në detyrë ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Pensionisti Hivzi Mehmeti thotë se bizneset po humbin shumë nga masat e vendosura nga qeveria.

“Një orë nuk është asgjë në përmirësimin e situatës. Nëse për një orë kursehemi që të mos vjen coronavirusi unë nuk e di”, deklaroi qytetari për RTV Dukagjinin.

Edhe qytetari tjetër Fitim Aliu mendon se biznesi duhet të lejohet të funksionojë më lirshëm.

Ndërsa qytetarja Kimete Llugiqi e ka mirëpritur vendimin e qeverisë për të zgjatur edhe për një orë lirinë e qarkullimit.

“Ka shumë mërgimtar që kanë ardhur dhe dëshirojnë ta shijojnë vendlindjen. Vendimi është shumë në rregull”.

Anëtari i LVV-së në Komisionin e Shëndetësisë, Fitim Uka thotë se vendimi për lirimin e masave nga ana e qeverisë është bërë për arsye elektorale, derisa obligueshmërinë për testin PCR për mërgimtarët e quan plaçkitje.

“Masat janë marrë vetëm sa për të thënë se këta janë duke punuar diçka dhe në këto ditët e fundit që kanë mbetur shohin edhe përmes pandemisë që të marrin ndonjë votë aty-këty dhe t’iu hyjë në hatër bizneseve…[Me testet PCR] bashkatdhetarëve tanë po u bëhet një plaçkë me rastin e ardhjes së tyre në Kosovë”.

Kohët e fundit ka pasur rënie të numrit të të prekurve me coronavirus në Kosovë, por numri i rasteve aktive dhe atyre që janë të hospitalizuar mbetet i lartë.

Exit mobile version