Telegrafi

Nga Van Basten te Inzaghi e Vieri – Shtatë sulmuesit që do të kishin shkëlqyer në vitet e 90-ta dhe në fillim të viteve 2000 në Ligën Premier (Foto)

Ishte një kohë kur Liga Premier nuk mund të konkurrente në asnjë aspekt me Serien A, e aq më pak në atë financiar.

17 vite më parë për një klub anglez që të harxhonte 35 milionë funte për një sulmues ishte e paimagjinueshme, ndërsa Lazio e kishte blerë Hernan Crespo për këtë shumë në vitin 2000.

Financat e mira në atë kohë të Serie A, La Liga, por edhe klubeve si Bayern Munich, bënin që shumë talentë të luanin në këto klube e të mos shkonin në futbollin anglez.

The Sun ka zgjedhur gjashtë sulmues që do të ishin të jashtëzakonshëm në Ligën Premier.

Gabriel Batistuta

Ish sulmuesi i Fioretinës dhe Romës, kishte arritur që të shënonte dy gola shumë të bukur në stadiumet angleze.

Batistuta ishte shënuesi më i mirë në Serie A në vitin 1994-95, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.

Ai kaloi te Roma në vitin 2000, ku e fitoi edhe titullin.

Filippo Inzaghi

Një sulmues race.  Ai u bë i njohur te Juventus, kur kishte kaluar nga Atalanta. Ai luajti edhe për Milanin ku kishte shumë suksese.

Inzaghi kishte arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve dy herë dhe Kupën e Botës.

Në Ligën e Kampionëve ai mbetet i katërti si shënuesi më i mirë pas Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Raul.

Henrik Larsson

Ai erdhi në Ligën Premier te United, por ishte 36 vjeç në fund të karrierës. Larsson kurrë nuk kushtoi më shumë se 1 milionë euro në transferimet e tij nga Feyenoord te Celtic dhe tani te Barcelona.

Në Skoci ai shënoi 242 herë në 313 ndeshje.

Marcelo Salas

Sir Alex Ferguson e pëlqente shumë në vitin 1998.

Ai ka luajtur për skuadra si Lazio dhe Juventus.

Luca Toni

Një sulmues tipik anglez. Ai ka ditur si të shënojë gola.

Në sezonin 2003-04 shënoi 31 gola ën Serie A. Edhe te Bayern shënoi 58 gola në 89 ndeshje.

Marco van Basten

Njëri prej sulmuesve më të mirë në histori u desh të ndahet me futbollin që në moshën 29 vjeç.

Van Basten u bë lojtari i tretë që e fitoi Topin e Artë tri herë radhazi.

Ai shënoi 128 fola në 133 ndeshje me Ajaxin para se të kalonte te Milani.

Ai e ndihmoi Holandën ta fitojë Kampionatin Evropian në vitin 1988.

Christian Vieri

Një sulmues i ndërtuar për të luajtur në Ligën Premier.

Sulmuesi i njohur ka luajtur për skuadra si Juventus, Atletico Madrid, Lazio dhe Inter.

Me Bianconerët fitoi titullin dhe luajti në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai luajti te Interi me Ronaldon në krahë ku shënoi mbi 100 gola.  /Telegrafi/