Projekti i pabesueshëm nga materiali i ricikluar ka befasuar të gjithë me rezultatin përfundimtar!
Shembulli më i mirë është që kjo shtëpi moderne, baza e së cilës përbëhet nga tre kontejnerë transporti, transmeton Telegrafi.
Për ndërtim janë shfrytëzuar materiale ekologjike, të cilat munden në tërësi të riciklohen. Kur të shihni tërë brendësinë e shtëpisë, menjëherë do të dëshironi që të vendoseshit brenda…
Shtëpia ka edhe sistemin furnizimit të dritës, si edhe sistemin e grumbullimit dhe përdorimit të ujit të shiut.
Shpenzimi i energjisë është 50% më i vogël sesa në shtëpitë e tjera moderne.
Brendësia është e hapur dhe e furnizuar me dritë natyrale.
Është ndërtuar në stilin e bardhë minimal skandinav. Dhomat nuk janë të ndara me dyer dhe të gjitha janë bazuar në konceptin e jetesës së hapur.
Në katin e parë gjenden kuzhina dhe trapezaria, ndërsa muret në pjesën më të madhe janë zëvendësuar me dritare të cilat lidhin pjesën e jashtme dhe të brendshme të shtëpisë.
Bashkimi i shtëpisë me ambientin është karakteristikë e stilit skandinav, kështu që toka gjendet në të njëjtin nivel si edhe shtëpia.
Brenda shtëpisë gjenden gjithsej 4 dhoma gjumi, dhoma e punës dhe dhoma e fëmijëve. Dritarja e madhe i ka dy qëllime, lejon dritën në shtëpi dhe mundëson që të shikoni fëmijët derisa luajnë jashtë.
Me siguri edhe ju pajtoheni që kjo shtëpi dhe ambienti paraqesin vend të shkëlqyeshëm për jetesën e një familjeje!
/Telegrafi/