Telegrafi

Nga trajneri i dashur u rikthye në të padëshiruar, Arbnor Morina pas dy vitesh ndahet me Gjilanin

Gjilani ka mbetur pa trajner pasi Arbnor Morina pas dy vitesh me këtë skuadër ka dhënë dorëheqje.

Këtë ai e ka konfirmuar me një postim në rrjetet sociale duke shpjeguar edhe arsyet.

Ai ka falënderuar të gjithë përvec tifozërisë vendase Skifeterat të cilët pasi që kishin dashuri të madhe për dy vite për trajnerin, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës u kthyen kundër tij.

“Për shkak të situatës të fundit të krijuar në klubin SC “Gjilani”, duke dashur që skuadrës t’i ruaj stabilitetin dhe harmoninë, te cilën e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i kryetrajnerit”

“Një falënderim i veçante shkon për të gjitha familjet Gjilanase që edhe në këtë situate, më kanë kontaktuar, e motivuar për punë”.

“Përherë mirënjohës e falënderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, të cilët gjithmonë më qëndruan krah e edhe sot shprehën përkrahjen dhe vlerësuan lartë punën time”, shkruhet në postimin e tij.

Ai Gjilanin e ka drejtuar në 65 ndeshje.

Morina ka arritur 25 fitore, 22 barazime dhe ka pësuar 18 humbje. /Telegrafi/