Adrien Rabiot ka qenë shumë me fat që nuk u përjashtua me karton të kuq vetëm disa minuta pasi ia lejoji Villarrealit ta barazonte rezultatin kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër ishte në epërsi që nga fillimi i ndeshjes, mirëpo mesfushori është konsideruar fajtor që e lejoi Dani Parejon të vraponte pas tij dhe t’i barazonte shifrat.
Ky veprim ka nxitur pakënaqësi te tifozët e Bianconerëve, te bashkëlojtarët dhe te Massimiliano Allegri, të cilit kishin reaguar në këtë moment.
🤔 #VillarrealJuventus pic.twitter.com/BzupGAYhYu
— Giovanni Capuano (@capuanogio) February 22, 2022
Sipas gazetarëve të Canale 5 që ndodheshin në fushë, trajneri sapo e kishte paralajmëruar për këto vrapime prapa tij vetëm pak minuta para golit. Bashklëlojtari Matthijs de Ligt i bërtiti që e lejoi të ndodhte kjo.
Në vazhdim, disa minuta më pas, Rabiot ishte me fat që VAR nuk ndërhyri për ta përjashtuar me karton të kuq për ndërhyrjen e rëndë në Samu Chukwueze, ashtu që shpëtoi vetëm me të verdhë.
Tifozët e Juves e zbrazën mllefin e tyre në rrjetet sociale, madje disa prej tyre thoshin se francezi duhej shitur para se të përfundonte ndeshja.
Të tjerët pohonin se bardhezinjtë ishin të pafat që mesfushori nuk u përjashtua sepse do të luanin më mirë pa të. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1496234996784578560