Një sulm ajror i ushtrisë izraelite mbi një shkollë të Kombeve të Bashkuara, që kishte strehuar qindra civilë të zhvendosur në pjesën qendrore të Gazas, la të vrarë të paktën 27 persona.
Mediat lokale i kanë bërë BBC-së, se aeroplanët luftarakë izraelitë shkrepën dy raketa në klasa në katin e sipërm të shkollës në kampin e refugjatëve Nuseirat, transmeton Telegrafi.
Ushtria izraelite tha se “ka kryer një sulm preciz mbi një objekt të Hamasit”, që sipas tyre e shfrytëzonin këtë shkollë për t’u fshehur.
E zyra e Hamasit ka akuzuar Izraelit për kryerjen e “masakrave të tmerrshme”.
Ekipet të shumta të shpëtimit dhe autoambulanca dolën në vendin e ngjarjes për të nxjerr trupat e pajetë dhe të ndihmojnë të plagosurit.
Në fotografitë e postuar në rrjetet sociale, shihen klasat e shkatërruara si dhe trupat e mbështjellë brenda një morgu.
Ismail al-Thawabta, drejtor i zyrës për media në Hamas, ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit se shkolla e Kombeve të Bashkuara kishte shërbyer si qendër komanduese e Hamasit. /Telegrafi/