Të gjitha veturat e reja të shitura në territorin e Evropës së Bashkuar duhet të kenë këtë pajisje.
Lista e pajisjeve të reja të detyrueshme është e gjatë dhe përfshin sisteme që ndikojnë në mënyrë aktive në sigurinë e trafikut. Sistemi inteligjent i asistencës për kontrollin e shpejtësisë, për të cilin flitet prej muajsh, është padyshim një nga risitë e rëndësishme.
Është një sistem që paralajmëron dhe më pas kufizon shpejtësinë e mjetit sipas kufizimeve në rrugë, por edhe mund të anashkalohet, shkruajnë mediat.
Shumica e sistemeve të tjera kanë të bëjnë me ndihmën e shoferit në drejtim të lehtësimit të kontrollit të automjetit, qoftë në mbajtjen e korsisë, qoftë në frenim vetë.
Për shembull, nëse vendosni të blini një Skoda Octavia të re ose ndonjë makinë të re që ishte në treg përpara datës 6 korrik, ai model do të duhet të marrë pajisje të reja deri në vitin 2024. Nga ana tjetër, një model i ri që do të dalë premierë në treg pas datës 6 korrik, siç është për shembull Audi A4 i ri, do të duhet të ketë sisteme të instaluara standarde të përfshira në këtë vendim që në fillim të shitjeve.
Me daljen nga BE-ja, Britania e Madhe nuk është e detyruar që të zbatojë këtë vendim, por pritet që ta mbështesë dhe ta pranojë.
Sistemet që duhet të kenë të gjitha modelet e reja të veturave:
Ndihma inteligjente e kontrollit të lundrimit (ISA)
Ndërfaqja për instalimin e një analizuesi të frymëmarrjes – Alcolock
Sistemi i paralajmërimit në rast të lodhjes së shoferit dhe humbjes së vëmendjes
Sistemi i paralajmërimit në rast të humbjes së përqendrimit të shoferit
Asistencën për vozitjes mbrapa (rikuerc)
Kutia e zezë (Regjistruesi i të dhënave të ngjarjeve – EDR)
Dritat ndezëse gjatë frenimit emergjent
Sistemi automatik i frenimit emergjent me njohjen e automjeteve dhe përdoruesve më të rrezikuar të rrugës përpara
Alarmi i automjetit për shiritin e trafikut
Sistemi i saktë i monitorimit të presionit të gomave. /Telegrafi/