Telegrafi

Nga sot Prishtina 24 orë ujë

Qytetarët e Prishtinës nga sot do të kenë ujë 24 orë, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë një prononcimi për “Zyrën e Ankesave” në RTV “Dukagjini”.

Ai ka thënë se pas dezinfektimit dhe testimit të gypave, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” e kanë lëshuar ujin.

“E kemi dezinfektuar gypin nga sot do të kemi 24 orë ujë, nëse ka reduktime ka vetëm nga ndonjë prishje”, tha Ahemti, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, periudha e testimit dhe dezinfektimit të gypave ka zgjatur 10 ditë. “Problemet mund të jenë infrastrukturore dhe që kanë të bëjnë me lartësi, këtë problem duhet ta zgjedhin në mënyrë individuale”, ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ndryshe fabrika e ujit në Shkabaj ka kushtuar 35 milionë euro, investim i ky i Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe një kredi e marr nga Ujësjellësi “Prishtina”. /Telegrafi/