Site icon Telegrafi

Nga sot nuk ka linjë hekurudhore Beograd – Shkup – Selanik

Nga sot, trenat ekspres drejt Beogradit dhe Selanikit nuk do të jenë në shfrytëzim nga hekurudha e Shkupit, pasi që është shpallur një ndalesë e pacaktuar kohore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Treni ”Hellas express” nuk do të jetë i disponueshëm deri në dhjetor të këtij viti, ndërkaq tash e një kohë të gjatë, nuk është lëviz as ekspresi hungarez i linjës Shkup – Beograd – Shkup.

Për shkak të ndërtimeve në hekurudhën Nish – Preshevë, hekurudhat e Serbisë e kanë kufizuar lëvizjen në jug të vendit, që ka shkaktuar implikime të drejpërdrejta në hekurudhat e Maqedonisë.

Kështu, të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë me tren për në Evropë, udhëtimin e tyre duhet ta planifikojnë nga Nishi ose Beogradi./Telegrafi/

Exit mobile version