Site icon Telegrafi

Nga sot në Maqedoni do të mund të importoni vetëm vetura të përdorura të standardit Euro4

Ashtu siç u paralajmërua më herët, nga sot, qytetarët e Maqedonisë do të mund të importojnë vetëm veturat e përdorura të standardit Euro4, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim hyn në fuqi me kërkesë të importuesve të veturave të reja, edhe atë qysh në vitin 2013, por me datë 1 korrik të këtij viti.

Ata që kanë blerë vetura të përdorura të standardit Euro3, kanë mundësi të paguajnë doganën dhe procedurat tjera, më së voni deri në mesnatën e ditës së sotme.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë, në katër muajt e parë të këtij viti, janë importuar 9500 vetura, që është thuajse dyfishi i të njejtës periudhë të vitit të kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version