Kryqi i Kuq në Maqedoni bën të ditur se nga dita e sotme do të mbyllen të gjitha stendat, ku janë mbledhur ndihma për rajonet e prekura nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të gjithë ndihmat do të grumbullohen në depot e Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe në shkollën Naum Naumovski Borçe, që më pastaj të shpërndahen nga aktivistë te Kryqit të Kuq.
Prodhimet më të nevojshme janë ushqimet e konzervuara, pelena dhe ushqime për fëmijë, ujë për pije, mjete higjienike dhe dezinfektuese, lopata, çizme të gomës dhe kova uji.
Kryqi i Kuq bën të ditur se deri tani janë mbledhur rreth 140 mijë euro./Telegrafi/