Site icon Telegrafi

Nga sot moti me kthjellime, maksimalet deri në 3 gradë Celsius

Foto: Arkiv

Sot mëngjesi do të jetë me ngrica, ndërsa gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

Nga sot fusha të presionit të lartë nga Evropa perëndimore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më stabil dhe me kthjellime, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore që vijnë nga Mesdheu do të rrisin temperaturat maksimale mbi 0 gradë Celsius.

Minimalet do të luhaten nga -8 deri në -5 gradë Celsius, e maksimalet nga -1 deri në +3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s. Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e mërkurë do të shënojë rritje.

 

Exit mobile version