Trajneri gjerman Jürgen Klopp ka thënë se mund të ketë mbaruar për të puna si trajner, pasi u largua nga Liverpooli.
Pas përfundimit të sezonit të kaluar, Jurgen Klopp dha dorëheqjen si trajner i Liverpoolit dhe gjermani kishte njoftuar se do të pushonte një vit nga puna si trajneri, por tani ai ka sugjeruar se mund të tërhiqet krejtësisht nga puna si trajner.
“Nga sot, ka mbaruar për mua si trajner. Nuk u largova me dëshirë; ishte një vendim kolektiv”.
“Unë gjithashtu kam drejtuar disa nga klubet më të mira në botë. Do të shohim se si do të shkojnë disa gjëra. Për momentin, asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Klopp.
Vlen të theksohet se pas largimit të tij nga Liverpool, Jurgen Klopp është në një pushim në Spanjë, ku po rregullon shtëpinë e tij në Mallorca.
Me pozicionin tashmë të hapur në Kombëtaren e Anglisë, shumë kanë kërkuar që ai të marrë këtë rol, por gjermani ka qenë mjaft i vendosur në qëndrimin e tij. /Telegrafi/