Telegrafi

Nga sot hyn në fuqi Marrëveshja e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari

Ministrja për Punët e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva dhe ministri për Punët e Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të nënshkruajnë protokollin për shkëmbimin e dokumenteve për ratifikim me të cilat hyn në fuqi marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes të dy shteteve.

Ceremonia do të mbahet sot në Këshillin e ministrave. Ky dokument ishte i nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017 nga ana kryeministrave të të dy vendeve, Boyko Borisov dhe Zoran Zaev, dhe në fillim të këtij vitit u ratifikua nga parlamentet e Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Nënshkrimi i protokollit me shkëmbimin e dokumenteve për ratifikim do të përmbyll procedurën për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/