Site icon Telegrafi

Nga sot Griezmann kushton 120 milionë euro, momenti i së vërtetës për francezin

Antoine Griezmann . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Nga 1 korriku, çmimi i Antoine Griezmann është 120 milionë euro pasi që klauzola e lirimit për tu reduktuar ka hyr në fuqi dhe tani topi është te Barcelona, që është e lidhur me sulmuesin francez, tash e një kohë. 

Pavarësisht se refuzoi publikisht katalanasit verën e kaluar, Barcelona duket se e ka gëlltitur krenarinë, duke lëvizur për sulmuesin e Atletico Madridit.

Barcelona këmbëngul se nuk ka marrëveshje me lojtarin, edhe pse shumë burime bëjnë të ditur për një marrëveshje mes Griezmann dhe klubit dhe atë shumë kohë më parë.

Antoine Griezmann . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ajo që mbetet tani, është klauzola e lirimit të Griezmann, që ka rënë në 120 milionë euro nga 1 korriku.

Disa zyrtarë të lartë të klubit nuk janë të sigurt për sjelljet e lojtarit dhe nëse kjo do të ndikonte në harmoni të skuadrës.

Lexo po ashtu Griezmann shkakton 'trazira' në postimin e Godinit, tifozët i kërkojnë t'i bashkohet te Interi

Refuzimi i Griezmannit verën e kaluar nuk është pritur mirë nga disa nga lojtarë, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre tani, për mundësinë e blerjes së tij.

Por vetë lojtari mbetet i qetë për situatën dhe është i bindur se kjo do të kalojë, edhe nëse do të duhet ende kohë që marrëveshja të bëhet zyrtare.

Griezmann në një ndeshje ndaj Barcelonës. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Burimet pranë Griezmann kanë deklaruar se ai nuk do ta kishte njoftuar largimin e tij nga Atletico, nëse nuk do ta dinte të ardhmen e tij.

Ajo që pritet tani është që Barcelona t’i  paguajë 120 milionë euro te Atletico. /Telegrafi/ 

Exit mobile version