Site icon Telegrafi

Nga shoqëria civile thonë se ç’njohja nga Sierra Leone e lehtëson vendosjen e reciprocitetit

Ideja që taksa të zëvendësohet me reciprocitet, po shihet si e mundshme nga njohësit e çështjeve politike në vend, ata thonë se kjo masë mund të vijë si kundërpërgjigje ndaj agresivitetit serb. Ndërsa ekonomistët thonë se ndonëse si i tillë reciprociteti është nocion politik, do të ketë ndikim edhe në ekonomi.

Me prezantimin e ç’njohjes nga Sierra Leone, Serbia konfirmoi se nuk do të ndalë agresivitetin diplomatik.

Vazhdimi i agresivitetit diplomatik serb në raport me Kosovën, mund të përshpejtoj vendosjen e masës së reciprocitetit.

“Vendosja e reciprocitetit mund të vijë si një veprim kundër efekt ndaj kësaj ç’njohje që ka paralajmëruar Ministri i Jashtëm i Serbisë. Kështu që edhe pse ka zëra kundër nga ndërkombëtarët, gjithçka është e mundshme nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin,  Allen Meta nga Organizata D4D.

Ndërsa, ekonomisti Naim Gashi thotë se reciprociteti është nocion politik, por që ka ndikim edhe në aspektin ekonomik.

“Reciprociteti në kuptimin e plotë të fjalës është më vështirë i zbatueshëm në krahasim me taksën 100% për arsye se gama do të jetë shumë më e gjerë se sa vetëm një tarifë doganore. Reciprociteti është nocion kryekëput politik, mirëpo konsekuencat e saj janë edhe në fushën ekonomike”, deklaroi ekonomisti Naim Gashi, përcjell Telegrafi.

Mos unitet për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, ka pasur edhe mes partnerëve të koalicionit, VV-së e LDK-së, ku këta të fundit thonë se hedhjen e një hapi të tillë, duhet të bëhet në koordinim të plotë me ndërkombëtarët. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version