Gjatë një ndeshje futbolli në SHBA, vëmendjen e mediave “e vodhi” rrahja e disa vajzave që duket se u grushtuan dhe shqelmuan për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për ekipet që ishin në fushë.
Derisa White Sox dhe Cardinals po zhvillonin lojën, disa femra të paidentifikuara nuk kursyen asgjë nga gotat me pije e deri të shkulja e flokëve, transmeton Telegrafi.
Kjo bëri që shumë meshkuj të nxjerrin telefonat dhe t’i filmojnë, e një grup tjetër mundohej t’i ndante dhe ta qetësonte situatën.
Por ajo çfarë bie më së shumti në sy është reagimi i vonshëm i sigurimit të stadiumit, që intervenuan vetëm atëherë kur në rrahje u përfshinë dhjetëra persona. /Telegrafi/